IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Krimet e rënda, 24 vrasje më shumë, për më pak se një vit

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Krimet e rënda, 24 vrasje më shumë, për më pak se një vit

    Mesazh  Admin prej Wed Dec 15, 2010 5:07 pm


    Burgajt nuk i korrespondojnë shifrat e deklaruara në dy periudha

    Edhe pse analiza e policisë shqiptare është bërë para se të mbyllet viti kalendarik, me qëllim që të mos bien në sy numri i lartë i krimeve të rënda, është e pashmangshme rritja e vrasjeve në shifra të konsiderueshme për 2010-n. Nga të dhënat mësohet se në të gjithë vendin, këtë vit janë shënuar 24 vrasje më shumë, krahasuar me vitin 2009, pavarësisht se do edhe 15 ditë për të bërë bilancin përfundimtar. Megjithatë, edhe këto shifra nuk janë të sigurta, pasi policia është ngatërruar me shifrat e saj, duke dhënë një numër tjetër të vrasjeve të regjistruara gjatë vitit që shkoi, ndryshe nga analiza që u bë në janar të këtij viti. Megjithatë, në publikimin e statistikave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka lënë pa përmendur edhe sukseset e policisë në disa fusha të tjera të kriminalitetit.
    Krimet e Rënda

    Dje është zhvilluar analiza e punës së policisë shqiptare për vitin 2010. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka publikuar statistikat e krimeve të regjistruara gjatë këtij viti, duke bërë një pasqyrë interesante përballë Kryeministrit të vendit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores së Përgjithshme. Ndryshe nga kritikat që ka bërë pak ditë më parë për Policinë e Tiranës, Burgaj kishte marrë qëndrim tjetër dje, duke u mbrojtur përballë kritikave të Kryeministrit. Edhe në statistikat e punës, ai ka pasur disa probleme sa u përket krimeve të rënda. Siç u shpreh në fjalën e tij, në fushën e krimeve të rënda kundër personit janë evidentuar 574 vepra penale, e zbuluar 524 prej tyre ose 91%. Sipas të dhënave, pavarësisht se nga Burgaj nuk është përmendur, krimet e rënda janë rritur, krahasuar me vitin 2009. Ndërkaq, Burgaj ka shtuar se nga veprat penale kundër personit, 103 prej tyre kanë qenë vrasje, nga të cilat janë zbuluar 83 prej tyre ose 81%. Por, në tabelën shpjeguese, policia ka deklaruar se në vitin 2009 kanë ndodhur 83 vrasje. Por, në janar të vitit 2010, kur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri analizën e vjetore për vitin 2009, Burgaj ishte shprehur se janë regjistruar 79 vrasje, e cila vërtetohet edhe me faksimilet përkatëse. Pra sivjet, janë regjistruar 24 vrasje më shumë dhe jo 20, siç rezulton nga shifrat e publikuara dje. Për më tepër, në analizën për vitin 2009 ishin shënuar gjithë krimet e regjistruara deri ditën e fundit të atij viti. Ndërsa sivjet, këto shifra flasin pa 15-ditëshin që na ndan nga viti tjetër. Krahasime të tilla sjellin mospërputhje shifrash dhe asnjëherë nuk mund të kuptohet nga komuniteti sesi është gjendja e kriminalitetit në Shqipëri, por mund të kuptojnë vetëm atë që ka dëshirë policia shqiptare të tregojë. Në lidhje me këtë problem të krahasimit të shifrave janë pyetur edhe organet zyrtare të policisë, por nuk e kanë komentuar një fakt të tillë.
    Korrupsioni dhe aksidentet

    Sa i përket korrupsionit, Burgaj u shpreh se një nga objektivat e strukturave të krimit ekonomiko-financiar ka qenë thellimi i masave antikorrupsion dhe rezultatet e vitit 2010 tregojnë se janë evidentuar 83 raste me 160 zyrtarë të proceduar penalisht, pra 45 autorë më shumë se në vitin 2009. Ndërkaq, një tjetër problem i ngritur nga Burgaj ka të bëjë me aksidentet. Ai ka deklaruar se numri i viktimave në aksidente ka rënë, por vazhdon të jetë në shifra shumë të larta. Sipas tij, gjatë këtij viti kanë ndodhur 1416 aksidente automobilistike, ku kanë humbur jetën 316 persona, janë plagosur rëndë 342 persona dhe 1226 të plagosur lehtë. Konstatohet rritje e numrit të përgjithshëm të aksidenteve me 9%. Njëkohësisht, konstatohet një ulje e numrit të personave që kanë humbur jetën në aksidentet automobilistike në masën 5.4%. Në vazhdim, kreu i policisë bëri analizë edhe për departamentet e tjera të policisë.

      Ora është Sat Sep 23, 2017 6:41 am