IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    PS përkrah ish-ushtarakët: Do të abrogojmë ligjin aktual

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    PS përkrah ish-ushtarakët: Do të abrogojmë ligjin aktual

    Mesazh  Admin prej Wed Dec 15, 2010 5:04 pm


    Rama takon përfaqësuesit e shoqatës

    Partia Socialiste përkrah ish-ushtarakët në betejën e tyre për trajtimin financiar. Akti i fundit Normativ, që u heq 7400 ish-ushtarakëve të drejtën e pensionit suplementar, pavarësisht se një vendim i Gjykatës Kushtetuese sanksionon ndryshe, ka konstatuar sërish një çështje sociale të cilën kreu socialist, Edi Rama e ka trajtuar personalisht. “Ne jemi këtu për t’ju dhënë mbështetjen tonë. Shteti ka nëpërkëmbur ushtarakët, deri në poshtërim të qytetarëve të këtij vendi që i kanë shërbyer me devocion shtetit”, - theksoi Rama në një takim me përfaqësues të ish-ushtarakëve. Sipas tij, qeveria aktuale nuk do të vendosë drejtësinë e kësaj çështjeje, sepse jo vetëm refuzon në vijimësi të njohë të drejtat e kësaj shtrese, por edhe sepse nuk ndjen përgjegjësinë e votës së qytetarëve për sa kohë qëndron në pushtet përmes manipulimit elektoral. “Edhe pse gjykata vendosi pro ushtarakëve, shteti dërgon në Parlament një akt normativ kundër vendimit, që është një karshillëk i hapur ndaj shtresës së ushtarakëve”, - është shprehur kreu i PS-së. Por, krejtësisht ndryshe përcillet informacioni nga Ministria e Financave, e cila në një reagim pas deklaratave të Ramës, ka sqaruar pozicionin e vet në këtë çështje. “Ligji që është çuar në Parlament përmes aktit normativ, prek interesat e vetëm 7400 ish-ushtarakëve, nga 540 mijë pensionistë, që aktualisht trajtohen me pagë pleqërie në Republikën e Shqipërisë, dhe synon të vendosë drejtësi sociale dhe trajtim të barabartë para ligjit për sa i takon trajtimit të shtetasve shqiptarë”, - shprehet Ministria e Financave. Po sipas këtij institucioni, asgjë nuk është prekur nga ai që përbën kontribut të vet të punësuarve, për sa kohë që pensioni suplementar që preket “është një fond i alokuar nga buxheti i shtetit për trajtimin preferencial të ish-ushtarakëve të dalë në pension të parakohshëm”.

      Ora është Wed Nov 22, 2017 11:59 am