IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Moisiu: Presidenti të zgjidhet nga populli

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Moisiu: Presidenti të zgjidhet nga populli

    Mesazh  Admin prej Wed Dec 15, 2010 5:02 pm


    Ish-presidentët lançojnë 11 propozimet për daljen e vendit nga kriza

    Zgjedhja e Presidentit nga populli dhe ristrukturimi organizativ i Parlamentit me dy dhoma, janë dy idetë më të reja të lançuara së fundmi për opinionin publik nga ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili së bashku me ish-presidentin tjetër, Rexhep Mejdani dhe një grup të gjerë konstitucionalistësh dhe ekspertësh, kanë hedhur idenë e ndryshimeve që do të bëjnë të mundur daljen nga kriza. Projekti i përgatitur në mbledhjen e 17 nëntorit 2010 është konstituar dje për 11 objektivat që do të ndiqen për dy vitet e ardhshme. Nisma e hedhur dje në publik është emërtuar “Forumi Civil 2010”, dhe synon hapjen e një debati të gjerë publik për të gjetur shkaqet dhe mënyrat e modernizimit të shtetit.
    President nga populli

    Rreth 18 muaj përpara zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, janë hedhur idetë e para për mënyrën sesi duhet të zgjidhet kryetari i shtetit. “Shqipëria ka nevojë për një kryetar shteti kushtetues, që zgjidhet nga qytetarët dhe respektohet si simbol i unitetit të popullit. Presidenti duhet të mbrohet nga presionet e palëve politike”, - tha ish-presidenti Moisiu, sipas të cilit, Kushtetuta aktuale nuk i ofron këto garanci. “Ligjvënësi ka përgjegjësinë të rishohë Kushtetutën dhe bazën ligjore për t’i mundësuar, dhe jo penguar Presidentit ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese në lidhje me dekretet, ligjet, sistemin gjyqësor, KLD-në, KQZ-në dhe drejtime të tjera kushtetuese dhe administrative”, - tha Moisiu.
    Parlamenti me dy dhoma

    Në kohën kur është duke u diskutuar gjerësisht në media debati politik për ndërtimin e Parlamentit të ri, ish-presidentët rikthejnë propozimin e hershëm të plakut të urtë të politikës, Sabri Godo për kalimin në sistemin parlamentar me dy dhoma. “Parlamenti ka nevojë për një rishikim në strukturën organizative, janë hedhur ide mbi ndërhyrje kushtetuese që lidhen në kalimin me sistem me dy dhoma, si dhe për saktësim të mëtejshëm të kompetencave parlamentare në raport me pushtetet e tjera kushtetuese”, - tha ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu. Sipas tij, Parlamenti nuk duhet të jetë institucion fiktiv kushtetues, dhe as institucion shtesë i një partie politike ose qeverisë së radhës. Ish-presidenti Moisiu tha se, Parlamenti duhet të kryejë funksionin e tij kushtetues dhe për këtë ne kemi përvojën e njohuritë për të dhënë sugjerime konkrete.
    11 çështjet

    ‘Ekspertët’ e Forumit Civil, ose të njohur ndryshe në opinionin publik si personazhe në ish-hierarkinë e lartë drejtuese, si ish- presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, njohës të mirë të ligjit si Njazi Jaho apo figura të shquara nga fusha e diplomacisë dhe shoqërisë civile, do të japin kontributin e tyre për 11 çështje gjatë vitit 2011-2012. Këta ekspertë do të japin rekomandimet për shtyllat kryesore ku do të mbështetet reforma zgjedhore për një qeverisje legjitime. Pika e dytë e kësaj paketë mban çështjen e etiketuar me blogun: “përfaqësimi politik”. Kjo do të shërbejë për të larguar monopolin e liderëve partiakë për të emëruar Parlamentin dhe për të ofruar shanse për kandidatët e partive të pavarura dhe partive të vogla. “Politika duhet të mbajë përgjegjësi për gabimet e saj, që kanë kosto për shtetasit. Shqipëria ka nevojë të zbulojë të vërtetat dhe të vendosë drejtësi”, - tha Moisiu, duke i mëshuar çështjes për forcimin e shtetit të së drejtës. Gjyqësori funksional dhe i pavarur dhe informimi publik dhe profesional, janë dy çështje të tjera që janë në programin e punës së Forumit Civil. Kësaj pakete i bashkëngjitet edhe roli civil dhe sistemi arsimor cilësor. “Me gjithë arritjet në fushën e sigurisë, policia e shtetit ndjehet nën presionin e pushteteve politike të radhës. Largimet, shkarkimet dhe zëvendësimet masive kanë krijuar polici paralele dhe kaos. Politika ushtron presion, duke keqpërdorur uniformën e policisë për qëllime elektorale”, - tha ish-presidenti Moisiu. Çështja e fundit e përfshirë në axhendën dyvjeçare të “Forumit Civil”, është administrata e pavarur. Punësimi militant në dëm të konkurrimit civil, kanë ulur efektivitetin dhe besueshmërinë e administratës si dhe kanë krijuar kështu një rrethanë penguese në rrugën për afrimin e standardeve administrative me modelet europiane.

      Ora është Sat Sep 23, 2017 6:42 am