IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Haxhinasto: Sot ndjehemi pjesë e Europës

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Haxhinasto: Sot ndjehemi pjesë e Europës

    Mesazh  Admin prej Wed Dec 15, 2010 5:01 pm


    Ministri i Jashtëm flet për heqjen e vizave dhe jep paralajmërimet e fundit për qytetarët

    Izolimi i Shqipërisë përfundoi zyrtarisht sot, në orën 00:00, pa ndonjë ceremoni të veçantë. Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, që pati fatin të nënshkruante marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe të ishte në detyrë në ditën e ndryshimit të madh, dha dje mesazhin e tij për qytetarët shqiptarë. “Mesazhi i sotëm për shqiptarët është: ky është një moment historik për ta, është një moment ku përkatësia e tyre europiane tashmë preket me dorë e do ta ndiejnë një pjesë më të madhe të Europës në vetvete dhe në mundësinë e tyre për të qenë pjesë e saj, për të udhëtuar të lirë në hapësirën e Shengenit dhe për t’u ndierë qytetarë të Europës së bashkuar”, - tha ministri.

    Lidhur me zërat se, me heqjen e vizave do të ketë një ikje masive të shqiptarëve nga vendi, ministri tha se, “këto janë vetëm thashetheme, ndaj dhe nuk preferoj t’i komentoj”. Duke u ndalur në këtë pikë ai shtoi: “Ajo që është racionale në pyetje është; a ka flukse apo ka pasur flukse kur janë realizuar regjime të reja vizash, siç është rasti konkret me Shqipërinë? Ka pasur për Maqedoninë, për Serbinë. Në rastin e Shqipërisë ka pasur një fushatë shumë intensive të informimit publik dhe qytetarët e dinë shumë mirë se ç’do të thotë të udhëtosh pa vizë dhe cilat janë detyrimet. Unë jam i bindur se qytetarët shqiptarë do të dinë të sillen si europianë, pra të respektojnë kohën e qëndrimit në cilindo vend të hapësirës Shengen”. Sipas ministrit të Jashtëm, apeli tashmë është i qartë. “Vërtet kjo është një ditë historike, një ditë shumë e rëndësishme, është gëzimi i një të drejte njerëzore dhe themelore, por ky është dhe një detyrim i të gjithë respektimit të të gjitha rregullave të lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen. Qytetarët, së pari, duhet të kenë një pasaportë biometrike, të respektojnë kohën e qëndrimit në të gjitha shtetet që i përkasin hapësirës Shengen, përndryshe do të ketë, sigurisht penalitete, që fillimisht janë individuale dhe në qoftë se fenomeni është i përhapur, atëherë mund të ketë penalitete kolektive”, - tha Haxhinasto, i cili gjithsesi nuk beson se do të krijohen kushtet për “penalizim kolektiv”. Ministri i Jashtëm konfirmoi ndër të tjera se, nuk do të ketë asnjë ceremoni sot, në ditën e parë të lëvizjes pa viza të shqiptarëve. “Sot nisem për një aktivitet të ministrave të Jashtëm të rajonit në Maqedoni. Do të dëshiroja që përshëndetjen dhe mesazhin ta bëja nga Shkupi. Është një aktivitet që do të vendosë një hap të ri të integrimit të të gjithë rajonit në NATO dhe më pas në Bashkimin Europian”, - tha Haxhinasto.

      Ora është Sat Sep 23, 2017 6:42 am