IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Ranieri-Borriello sfidojnë Milanin

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Ranieri-Borriello sfidojnë Milanin

    Mesazh  Admin prej Sat Dec 18, 2010 9:45 pm

    Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, nuk deshi ta cilësonte përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj kuqezinjve si një finale, ndërsa Marco Borrielo deklaroi se nuk do të ndihet aspak i emocionuar kur të luajë kundër ish-shokëve të tij të skuadrës.

    Milani kryeson renditjen e Serisë A me 36 pikë pas 16 javësh dhe sipas mediave italiane, Roma duhet të fitojë me çdo kusht për të mbetur në garën për titullin kampion.

    “Eshtë një garë shumë e rëndësishme, nuk ka dyshim, por jo treni i fundit për titullin”, theksoi Ranieri. “Jemi dhjetë pikë më pak dhe e meritojmë të jemi në këto pozita, por mos harroni se një vit më parë ishim shumë më poshtë në këtë moment, por luftuam deri në javën e fundit për titullin”.

    Rreziku më i madh për verdhekuqtë do të jetë Zlatan Ibrahimoviç, ylli i kuqezinjve, që po kalon një moment të shkëlqyer. “Do t’i kërkoj vëmendje më të madhe mbrojtësve të krahut, pasi janë aty pozicionet nga ku ai gjen më shumë hapësira”.

    Tekniku roman ka vetëm lëvdata për kolegun e tij të Milanit. “Allegri ka ndërtuar një skuadër shumë efikase dhe të bukur për t’u parë. Më përpara ata ishin një ekip që i linin iniciativën kundërshtarit, ndërsa tani ushtrojnë presion, vrapojnë dhe kërkojnë vazhdimisht topin”.

    Nuk do të jetë në fushë, për arsye dëmtimi, malaziasi Mirko Vuçiniç, por Marco Borriello është i gatshëm që të bëjë të qajnë ish-kolegët e tij. “Maska që do të mbaj më bezdis pak për të marrë frymë, por e rëndësishme është që mund të luaj. Milani është një ekip i madh dhe kam kujtime të shkëlqyera, por unë jam një profesionist dhe do të jem i qetë e i përqendruar në fushën e lojës”, përfundoi autori i dhjetë golave në këtë kampionat.

      Ora është Wed Aug 23, 2017 12:58 pm