IDE & DEBAT

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …

    Njeriu pa cilësi

    avatar
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Njeriu pa cilësi  Empty Njeriu pa cilësi

    Mesazh  Admin Thu Dec 16, 2010 11:28 am

    Arkivi Shtetëror i Filmit hap fondin e Luchino Viscontit. Shfaqet sot "I huaji" bazuar në romanin e nobelistit Albert Camus. Ekranizimi nuk i pa sallat e kinemasë për disa dekada

    Qëllon ngadonjëherë në Tiranë që ka ç'të zgjedhësh ndër vendet të cilat i përgjigjen një dialogu me veten. Sot për shembull, në një sallë diku të pret një film i Adrian Pacit, dje aty u shfaq një dokumentar për Claude Chabrol-in. Nëse dialogu yt nuk është as për te njëri e as për te tjetri, mos shkoni në vendin ku shfaqet "I huaji" i Luchino Viscontit.

    Sepse ata që nuk e kanë lexuar romanin (L'Étranger, 1942) e Albert Camus, mund edhe të thonë "për kaq erdhëm deri në Kinostudio?"

    Kinemaja e së mërkurës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, sot, ora 12.00 sjell ekranizimin e nobelistit francez (1957), film që për shkak të shumë pengesave nuk i pa sallat e kinemasë për disa dekada, qysh kur u shfaq më 1967. Nuk do të qarkullonte as në VHS apo DVD.

    Në vitet 2000 fillon të ketë projeksione speciale kopja e restauruar edhe në kuadër të përvjetorit të vdekjes së shkrimtarit (4 janar 1960). Kurse Kinemaja e Arkivit në Tiranë, e sapobërë, e shfaq sot, kur vijnë nga Parisi specialistë të Kinematekës Franceze për të ndihmuar procesin e dixhitalizimit.

    Vetë Kamy nuk ka dashur ta shohë të ekranizuar veprën e tij. Kurse projekti i Viscontit u bë nën mbikëqyrjen e vejushës Francine Camus.

    Kritika ka qenë shumë e ashpër me filmin dhe ka raportuar se në cilësinë e tij kanë ndikuar ndërhyrjet e vejushës Camus, e cila donte që ekranizimi t'i mbetej besnik veprës letrare. "Duket se dështimi i filmit është i padiskutueshëm", shkruante revista italiane "Cineforum" në tetor 1967. Komenti i "France soir" duke iu referuar protagonistit, Merso, interpretuar nga Marcello Mastroianni, shkruante: "Si është puna?"

    Kur thuhet se Visconti i mbeti besnik tekstit, vihet në dukje se i vetmi ndryshim është që filmi nuk nis me frazën telegrafike akull: "Aujourd'hui, maman est morte."

    Në Algjerin (vendlindja e Kamysë) e viteve para luftës së dytë botërore, Mersoja një nëpunës modest francez merr telegram për vdekjen e nënës. Duke u kthyer nga varrimi takon Marinë (Anna Karina), një ish-kolege, dhe indiferent siç shfaqet në gjithë marrëdhëniet e asaj jave kur jeta i mbyllet me dënimin me vdekje, nis një raport me Marinë.

    Një të diel çifti dhe fqinji i tyre arab, Rajmondi, përfshihen në një zënkë që mbyllet tragjikisht. Mersoja shtie me armë mbi një arab. "Për shkak të diellit", thotë ai te Kamyja. Nuk dimë se ç'thotë te Visconti.

    Vrasja "për shkak të diellit" është një nga momentet kulmore që dëshmon indiferenca e këtij "njeriu pa cilësi", që s'kishte treguar pikë ndjeshmërie, siç do ta donin normat e ndjeshmërisë së një shoqërie, në funeralin e të ëmës.

    Në procesin gjyqësor ai akuzohet pikërisht për indiferenc. Priftin e përballë në një dialog pa kthim me qëndrimin e tij ateist.

    Merso, si pjesa dërrmuese e artit të gjysmës së parë të shekullit të njëzet, është heroi që përfshihet në tablo ngaqë është një i përjashtuar, një njeri pa pushtete, që jeton pushtetet. Merso është pasiv por i vendosur, i ftohtë po dhe një mendje e pavarur.

    "Në vitin 1942, ishim në ag të ekzistencializmit: njerëzit, artistët ishin të pregatitur që të tajtonin dilemat për fatin e tyre dhe Kamy ishte një nga të parët që na dha një përgjigje të saktë. Ai na tregoi sa të huaj ndihemi në një shoqëri të organizuar. Në këtë libër ka një intuitë madhështore (...): frika e Mersosë rritet në këtë tokë që të bën të ndihesh i tepërt, që e di se duhet të ikë dhe t'ia lërë tokën atij që i takon."

    "I huaji" u pasua nga ekranizimet e dy veprave të tjera, "Murtaja" dhe "Njeriu i parë".
    Visconti ishte interesuar për këtë vepër qysh kur u hodh në qarkullim më 1942.
    Ai e kishte nisur karrierën filmike në Paris në bashkëpunim me Jean Renoir, ishte hedhur tashmë në krahun e bindjeve marksiste.

    Regjisori i "Roko dhe vëllezërit" (1960), bëri një zhvendosje nga stili neorealist drejt temave historike dhe atyre që iu referua në veprat letrare si "Gatopardi" (1963, edhe ky i restauruar së fundi), "Vdekje në Venecia" 1971.

    "I huaji" kishte dalë në prag të vitit 1968. Në një intervistë në prill 1967, Visconti thekson se rinia e do Kamynë: "Nuk e zgjodha "I huaji" për sentimentalizëm, për pasionin tim letrar në rini po për shkak të modernitetit të saj. Personazhi i Mersosë, në këtë kuptim, është i një lloji të rrallë.

    Mërzia e tij e të jetuarit dhe kënaqësia e të ekzistuarit, rebelimi ndaj sistemit që e ndrydh, ky përçmim kaq i thellë që nuk e çon në revoltë para absurdit të gjendjes njerëzore, është pikërisht gjendja e djemve dhe vajzave që sot janë 20-vjeçarë.

    Neveria ndaj një universi që i imponohet, refuzimi i këtij universi." Viscontit është shprehur se gjithnjë i ka ardhur keq që nuk mundi të bëjë një përshtatje moderne të romanit. "Do të thosha se Kamyja e parashikonte atë që ndodhi (...) dhe unë e përmbusha me gjuhën e kinemasë këtë profeci."

    I huaji / Lo straniero / The stranger, Itali 1967

    Regjia: Luchino Visconti
    Skenari: Suso Cecchi D'Amico, Georges Conchon, Luchino Visconti dhe Emmanuel Roblès, sipas romanit L'Étranger i Albert Camus
    Producent: Dino de Laurentis
    Fotografia: Giuseppe Rotunno
    Muzika: Piero Piccioni
    Kostumet: Piero Tosi
    Skenografia: Mario Garbuglia
    Në role: Marcello Mastroianni, Anna Karina, Bernard Blier, Bruno Cremer, Pierre Bertin, Marc Laurent, etj
    Zgjat: 105'
    Nominuar per Golden Lion 1967 dhe Golden Globe 1968.

    Diçitura: Një mbrëmje, Mersoja dhe Maria dëgjojnë thirrje që vijnë nga dhoma e Rajmondit: ai po qëllon një vajzë arabe.

    TIFF në Arkiv

    "Gomerët e kufirit", Kosovë 2010, shfaqet sot, ora 10.00 në kinemanë e AQSHF. Është projeksion për median dhe Jurinë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë ku konkurron kjo vepër e Jeton Ahmetajt.

    Gjatë ditëve të TIFF-it u bëhet homazh dy aktorëve shqiptarë, që patën të njëjtin fund tragjik vitin që lamë pas. Aktori Bekim Fehmiu kujtohet me shfaqjen e një filmi të suksesshëm: "Mbledhësi i Puplave" (1967), në kinemanë e AQSHF, nesër, ora 16.00
    Ndërsa "Operacioni zjarri" me regji të Muharrem Fejzos nderon aktorin Llazi Serbo, nesër, ora 18.00 po në AQSHF.Arkivi Shtetëror i Filmit hap fondin e Luchino Viscontit. Shfaqet sot "I huaji" bazuar në romanin e nobelistit Albert Camus. Ekranizimi nuk i pa sallat e kinemasë për disa dekada

    Ndërsa "Operacioni zjarri" me regji të Muharrem Fejzos nderon aktorin Llazi Serbo, nesër, ora 18.00 po në AQSHF.[img][/img]

      Ora është Thu Mar 28, 2024 1:46 pm