IDE & DEBAT

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Benitez: Do luajnë më të mirët

    avatar
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Benitez: Do luajnë më të mirët Empty Benitez: Do luajnë më të mirët

    Mesazh  Admin Wed Dec 15, 2010 5:45 pm


    Në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve përballë koreanëve të Seongnamit, Interi do të zbresë në fushën e lojës me futbollistët më të mirë që ka në dispozicion.
    Këtë e ka konfirmuar sot tekniku zikaltër, Rafa Benitez. Në konferencën e shtypit para gjysmëfinales që do të luhet nesër mbrëma (ora 21:00), trajneri spanjoll pohoi: “Ndeshja e parë është më e rëndësishmja. Para se të mendojmë për finalen duhet të mendojmë për ta fituar këtë. Do të hedh në fushë formacionin më të mirë qysh në gjysmëfinale”.

    Më në fund Benitez do të ketë mundësi zgjedhjeje, pasi pothuajse të gjithë të dëmtuarit (përveç Samuelit dhe Koutinjos) janë në dispozicion. “Jam shumë i kënaqur, pasi kam mundësi të bëj zgjedhje”, shtoi tekniku. “Të gjithë lojtarët janë stërvitur me ngarkesë të plotë, ambienti është pozitiv dhe kjo na mbush me besim”.

    Pastaj një mendim për kundërshtarin: “Kanë bërë shumë për të arritur deri këtu, nuk është e lehtë të fitosh Championsin e Azisë. Janë të organizuar mirë taktikisht, kanë intensitet dhe cilësi, punojnë mirë me dhe pa top. Është një kundërshtar i vështirë, por ne jemi Interi dhe kemi ardhur me dëshirën për të fituar”.

    /start/E. Bylykbashi/

      Ora është Thu Mar 28, 2024 11:17 pm