IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Pasaporta nuk mjafton, 11 rregulla plus

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Pasaporta nuk mjafton, 11 rregulla plus

    Mesazh  Admin prej Thu Dec 16, 2010 11:23 am



    Ambasada greke pason paralajmërimin e ambasadës italiane: 11 pika që duhet të kihen parasysh nga udhëtarët shqiptarë në kufi. Në kufi, një listë dokumentesh dhe garancish, të ngjashme me ato të kërkesës për vizë


    Pavarësisht se autoritetet shqiptare thonë që "pasaporta biometrike mjafton", që në ditën e dytë të lëvizjes pa viza të shqiptarëve drejt zonës Shengen, është bërë e qartë se pasaporta duhet shoqëruar me një sërë dokumentesh të tjera, pak a shumë ato që paraqiteshin edhe për t'u pajisur me vizë. Në një njoftim të shpërndarë dje për mediat nga Ambasada dhe Konsullatat e Greqisë në Shqipëri, renditen të gjitha dokumentet që do të vazhdojnë të kërkohen në kufi krahas pasaportës. Më poshtë është njoftimi i plotë zyrtar autoriteteve greke. (Dje "Shekulli" botoi një udhëzim të ngjashëm të lëshuar nga Ambasada Italiane)


    Njoftim nga Ambasada dhe Konsullatat e Greqisë në Shqipëri:

    1. Hyrja në zonën Schengen pa vizë konsiston në një periudhë kohore të shkurtër. Ajo nuk përbën me një shqetësim në të gjitha ato raste që nuk përfshijnë një udhëtim me qellim rehabilitimi, tregtie, arsimimi dhe jo për punësim. Ky qëndrim nuk duhet të tejkalojë 90 ditë gjatë një gjashtëmujori.

    2. Heqja e vizave Schengen i përket vetëm qytetarëve të pajisur me pasaporta të reja biometrike.

    3. Lëvizja e lirë i përket vetëm sistemit të vizave Schengen (C). Ndër të tjera janë hequr vizat për turizmin, për qëllime biznesi, për shoferet TIR, për qëllime mjekësore, për pjesëmarrje në evente artistike, sportive e në ngjarje të tjera. Gjithashtu, janë hequr vizat për bashkëshortet dhe familjet e shtetasve grekë ose shtetas të një shteti anëtar të BE-së.

    4. Nuk janë liberalizuar vizat kombëtare (D), d.m.th., vizat që i përkasin bashkimit familjar, punësimit sezonal, minoritaret (shtetasit shqiptarë me origjinë greke), studimeve etj.

    5. Ata, të cilët janë të pajisur me pasaportë biometrike dhe kanë vizë Schengen, ku kohëqëndrimi është me pak se 90 ditë gjatë një gjashtëmujori, por mbaron pas datës 15/12/2010, duhet të mbarojnë ketë afat kohor, përpara se të kthehen në shtetin përkatës. Në qoftë se dikush ka marrë vizë dhe fillon të jetë e vlefshme 1/12/2010 dhe hyn në zonën Schengen në 2/12/2010 numërimi i 90 ditëve fillon po atë datë 2/12/2010.

    6. Hyrja në zonën Schengen komandohet nga dispozitat e ligjit për të drejtën e komunitetit Schengen. Konkretisht të interesuarit duhet të kenë dokumente udhëtimi të vlefshme, të mos jenë të regjistruar si të padëshirueshme në sistemin e informacionit Schengen, si dhe në bazë të të dhënave kombëtare të shteteve anëtare të BE-së, të mos konsiderohen si një kërcenim për rendin publik, sigurinë, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të shteteve anëtare të BE-së.

    7. Gjithashtu, palët e interesuara që duhet të kalojnë jashtë kufijve duhet t'u argumentojnë hyrjen në zonën Schengen autoriteteve kufitare të kontrollit të shteteve anëtare të BE-së. Ata duhet të argumentojnë mjaftueshëm qëllimin dhe kushtet e qëndrimit me dokumentet e domosdoshme. Ky i fundit duhet të provojë që ka mjete jetese të mjaftueshme për nevojat që lindin gjithë qëndrimit.

    8. Veçanërisht autoritetet kufitare të kontrollit të shteteve anëtare të BE-së nga ku do të bëhet hyrja për në zonën e Schengenit, do të duhet të shqyrtojnë nëse personi ka:
    a) Sigurim shëndetësor
    b) Të ardhurat e nevojshme për periudhën e qëndrimit dhe ndër të tjera mund të jetë mbajtës i një kartë krediti (Ju lutem kini parasysh se minimumi i të ardhurave për një ditë, sipas Legjislacioni Grek konsiston në shumën prej 50 €),
    c) Dokumente që vërtetojnë akomodimin e udhëtimit në ato raste që nuk bëhet fjalë për një vizitë private familjare, por për turizëm rekreativ (p.sh., rezervime hoteli, bileta ajrore me datën e kthimit etj.)
    9. Për më tepër, autoritetet e kontrollit të kufirit kanë të drejtë të kërkojnë ndër të tjera:
    a) Ftesa për pjesëmarrjen në konferenca dhe ngjarje të natyrës tregtare, ose ftesa nga kompanitë për kontaktet e biznesit në ato raste që i përkasin udhëtimeve të biznesit,
    b) leje qarkullimi ndërkombëtare për shoferët e kamionëve e transportit, si dhe dokumentet e porositura të mallrave nga firmat import-eksporte etj.
    c) Një vërtetim mjekësor nga institucionet në të cilat të interesuarit janë pranuar për vizitë dhe trajtim, në ato raste që udhëtimet janë të ndërmarra për arsye mjekësore dhe prova për mjete të mjaftueshme financiare për pagesën e trajtimit mjekësor (p.sh., llogarite bankare) dhe
    d) Ftesë për evenimente artistike dhe ngjarje sportive për udhëtarët që udhëtojnë për motive të tilla etj.

    10. Në çdo rast, nëse ndonjë nga kriteret e mësipërme nuk plotësohen, ose vënë re ndonjë shkelje, sidomos autoritetet e para kufitare të shtetit, mund të refuzojnë hyrjen në zonën e Schengenit.

    11. Zbatimi i këtyre kushteve nga të interesuarit cilësohet si thelbësor për lehtësimin e punës së autoriteteve kufitare.

    ______


    TIRANE- Në ditën e parë pa viza të shqiptarëve deri në orën 19:00 kanë kaluar kufirin 363 shtetas. Nga njoftimi i fundit i policisë kanë kaluar kufirin 47 shtetas nga pika e kalimit pufitar Porti Vlorë, 2 shtetas nga pika e kalimit kufitar Porti Sarandë, 13 shtetas nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë, 23 shtetas nga pika e kalimit kufitar Kakavijë, 95 shtetas nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, 4 shtetas nga pika e kalimit kufitar Tre urat, 176 shtetas nga pika e kalimit kufitar Rinas dhe 3 shtetas nga pika e kalimit kufitar Porti Durrës.. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri me dije se lëvizja ka filluar që në orët e parë të ditës.


    Policia tha gjithashtu se nga Policia Greke ka pasur disa shtetas të kthyer për arsye se nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur për hyrjen në këtë shtet.


    Ndërkohë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia tha se është dërguar një "kujtesë" mbi rregullat e qëndrimit në vendet Shengen për të gjithë ato shtetas shqiptarë që do të lëvizin pa viza.



    Entuziazmi për lëvizjen e lirë drejt të afërmve është prerë në mes për ata shqiptarë që janë kthyer mbrapsht në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas të dhënave nga kjo pikë doganore, deri në orët e paradites kanë kaluar rreth 25 vetë me pasaporta biometrike, ndërkohë që shumë kanë kaluar me lejet e zakonshme.


    Mësohet se së paku 18 persona janë kthyer mbrapsht për probleme që as ata vetë nuk dinë t'i sqarojnë. Të pyetur për arsyet, disa prej të kthyerve tregojnë se u është kërkuar arsyeja, vendi i qëndrimit, koha e qëndrimit dhe garancia e pritësit, të gjitha me dokumente.


    Ndërkohë burime nga pika doganore bëjnë me dije se është marrë një takim me palën greke për sqarimet e rastit dhe pasdreke do të zhvillohet edhe një tjetër takim.


    Qafe Bote
    Tre djem te rinj kane qene te paret qe kane kaluar pa vize drejt Greqise permes pikes se kalimit te Qafe Botes, rreth ores 05.15. Pas tyre edhe nje cift te moshuarish, e keshtu ka vazhduar situata deri ne oren 06.00, kohe kur nje greve e doganave paralizoi punen, pasi nuk lejohej kalimi i automjeteve, te cilat nuk mund te perpunoheshin.


    Kthime ka pasur edhe ne kete pike kalimi. Tre djem te rinj jane kthyer mbrapsht, me pretendimin se nuk kishin siguracionin qe eshte kyc sipas marreveshjes. Por vete djemte, te pyetur nga korrespondenti i "Shekullit", Ermir Hoxha pohuan se ata jane pritur me percmim nga autoritetet doganore dhe per kete ndihem me te ofenduar.



    Alban Daci
    Vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund ta kthejë mbrapsht qytetarin që nuk është në gjendje të plotësojë pikat e përshkruara më poshtë


    Në një broshurë të titulluar "Informacione të rëndësishme për qytetarët shqiptarë", gjenden 8 pyetje dhe 8 përgjigje për situatën e pritshme pas liberalizimit të vizave. Nga ajo që kuptohet lehtë prej kësaj broshure të cilën e kanë shpërndarë ditët e fundit, ambasadat e Italisë, Greqisë etj, del se kalimi i kufirit nuk do jetë i lehtë për të gjithë. Veçanërisht probleme mund të kenë grupe të rinjsh ose çifte të moshuarish për shkak të mungesës së parave ose siguracionit shëndetësor.


    Çështja e kërkesës për një shumë parash, megjithëse e pohuar apo e mohuar disa herë nga zyrtarë europianë është vërtet diskriminuese. 'Shekulli' pyeti gjatë këtyre ditëve një numër të huajsh që kalojnë kufjtë me shkak punën ose turizmin disa herë në vit dhe asnjë prej tyre nuka rrinte të konceptonte si kërkse normale, kërkesën që mund tu drejtohet shqiptarëve në kufi për të vërtetuar destinacionin e udhëtimit dhe posedimin e parave të nevojshme.
    Më poshtë 8 sqarimet e ambasadës italiane dhënë për Shekullin pas interesimit tonë lidhur me historinë e Angelës që mund ta lexoni në këto faqe.
    Duke gjykuar nga keto ndalime, mund te thuhet se vizat vertet hiqen, por stresi i kalimit te kufirit, lirshem, do egzistoje ende tek ne shqiptaret. Ndoshta per nje kohe te gjate.

    1. Kur do të hyjë në fuqi liberalizimi?
    Regjimi i ri i liberalizimit të vizave Shengen do të hyjë në fuqi ditën pas botimit të vendimit të Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare. Përpara këtij momenti, rregullat për lëshimin e vizave do të mbeten të pandryshuara si më parë.
    2. Cilat do të jenë të drejtat e qytetarëve shqiptarë?
    Qytetarët shqiptarë, pas mesit të dhjetorit do të kenë të drejtë të qarkullojnë lirisht në hapësirën Shengen, për cilindo motiv, për një periudhë kohore të plotë jo më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor, duke hyrë e duke dalë nga territori Shengen sa herë të dëshirojnë (90 ditë në gjashtëmujor do të llogariten duke mbledhur gjithë ditët e qëndrimit në territorin Shengen, edhe ato jo në vazhdimësi; gjashtë muajt do të fillojnë nga momenti i hyrjes së parë në territorin Shengen).
    3. Cilat do të jenë rregullat për t'u respektuar?
    Rregulla kryesore është ajo e periudhës së qëndrimit: në fakt liberalizimi i vizave i përket vetëm vizave afatshkurtra (deri në 90 ditë në 6 muaj), ndërsa mbetet e pandryshueshme rregullorja e vizave afatgjata (vizat kombëtare të tipit D; shiko pika 6). Qytetari shqiptar mund të qëndrojë në territorin Shengen 90 ditë në 6 muaj pa kërkuar vizë. Në rast se keni për qëllim të qëndroni gjatë, duhet të kërkojnë vizë pranë Zyrës konsullore përkatëse. KUJDES: kush do ta kalonte këtë periudhë, duke qëndruar në territorin e Vendeve Shengen më gjatë se periudha e lejuar, mund të përjashtohet (për pasojë ndalimin për të rihyrë) .
    4. Cilët janë dokumentet e nevojshëm për hyrjen në zonën Shengen?
    I vetmi dokument i nevojshëm për hyrjen në territorin Shengen është pasaporta biometrike. Duke konsideruar tarifat e larta të sistemit shëndetësor të Vendeve Shengen, gjithsesi është shumë e rekomandueshme prerja e një siguracioni shëndetësor përpara nisjes. Qytetarit, nëse i kërkohet, duhet të demonstrojë qëllimin, kushtet e mjetet e udhëtimit.
    5. A do të jetë e detyrueshme marrja me vete e kartës së kreditit ose e lekëve kesh, e një bilete kthimi apo e një figuracioni shëndetësor?
    Siç e përmendëm, hyrja në zonën Shengen, do të jetë e mundur për qytetarët shqiptarë vetëm me paraqitjen e pashaportës biometrike të vlefshme.
    Megjithatë Autoritetet e Policisë kanë gjithmonë të drejtën e kryerjes së kontrollove dhe çdo qytetar duhet të demonstrojë, nëse i kërkohet, qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të tij (p.sh. nëpërmjet prenotimit të hotelit dhe/ose biletës së kthimit) dhe të disponojë mjete financiare të mjaftueshme në lidhje me llojin, kohëzgjatjen e parashikuar të qëndrimit dhe shpenzimet për kthim në vendin nga i cili ka ardhur. Pra vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve në zonën Shengen mbetet gjithmonë në kompetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund ta kthejë mbrapsht qytetarin që nuk është në gjendje të paraqesë sa më sipër.
    6. Në cilat raste vazhdon të nevojitet kërkesa për vizë?
    Lëshimi i vizës vazhdon të nevojitet në të gjitha ato raste në të cilat qytetari shqiptar ka për qëllim të qëndrojë në territorin Shengen për më shumë se 90 ditë në një gjashtëmujor dhe mendon të kërkojë leje qëndrimi. Tipologjitë më të shpeshta janë: vizë për studime, vizë për punë të varur, vizë për bashkim familjar. Pra për të studiuar ose për të punuar në Vendet Shengen është e domosdoshme, në çdo rast kërkesa për vizë.
    7. Po në procedurën për kërkesën e vizave kombëtare do të ketë ndryshime?
    Jo, procedura për vizat kombëtare afatgjata ( si studim, punë e bashkim familjar) do të mbetet e pandryshuar ekzaktësisht si më parë.
    8. A mundet që pas liberalizimit, të hyjnë në shtetet Shengen edhe ata qytetarë shqiptarë që kanë pasur një urdhër largimi, ose ata të cilëve për një motiv tjetër u është ndaluar hyrja në zonën shenjen për një farë periudhe?
    Absolutisht jo. Sigurisht që ndalimi i hyrjes në Vendet Shengen ruan të njëjtën vlefshmëri edhe pas liberalizimit të vizave. Personave, të cilët rezultojnë në Sistemin Informativ të vendeve Shengen, do t'iu refuzohet hyrja në kufi.



    Sondazhi: 60 % e shqiptarëve drejt zonës Shengen brenda 6 muajve

    Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian miratuan në fillim të muajit propozimin për udhëtimet pa viza në zonën Shengen të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës. Qytetarët e këtyre dy vendeve duke filluar nga 15 dhjetori do të mund të udhëtojnë me një pasaportë biometrike pa viza në vendet e BE-së që janë pjesëtare të politikës së përbashkët të vizave dhe ato që janë në zonën Shengen.
    Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, tha se ky vendim duhet t'i inkurajojë këto vende për të kryer reformat e nevojshme për t'u afruar më shumë me BE-në.
    Heqja e vizave pritet të lehtësojë kontaktet midis njerëzve, do të ndihmojë në marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit, si dhe do të krijojë një mundësi për popujt e këtyre vendeve ta njohin BE-në më mirë.
    Megjithatë, BE-ja shpreh shqetësim në lidhje me abuzimin e mundshëm të kësaj të drejte.
    Komisioni Europian ka krijuar një proces monitorues që synon të parandalojë rreziqet për abuzimin dhe keqpërdorimin e procedurave të kërkimit të strehimit.
    Sipas një sondazhi, 60 për qind e qytetarëve në Shqipëri do të udhëtonin drejt zonës Shengen brenda gjashtë muajve të parë të vitit të ardhshëm, pra, menjëherë në periudhën që hyn në fuqi qarkullimi pa viza në këtë hapësirë. Sondazhi i kryer nga instituti EUNACAL në Tiranë tregon, gjithashtu, se arsyeja kryesore e udhëtimeve do të jetë vizita te të afërmit dhe familjarët që punojnë në vendet e Bashkimit Europian.
    Por megjithë fluksin e pritshëm, asnjë destinacion europian nuk ka kaluar ende në top-listën e preferencave të shqiptarëve. Sipas disa statistikave të Sava Tours, e cila nga një sondazh me lexuesit në Shekullit Online del agjensia më e preferuar e prenotimeve në Shqipëri, destinacioni më i dashur për shqiptarët mbetet ende jashtë Europës. Ai është Dubai.

      Ora është Sat Sep 23, 2017 6:39 am