IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    HRW dhe SHBA kërkojnë hetime të paanshme për trafikun e organeve

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    HRW dhe SHBA kërkojnë hetime të paanshme për trafikun e organeve

    Mesazh  Admin prej Thu Dec 16, 2010 11:18 am

    Organizata e të drejtave të njeriut Humans Right Watch u bëri thirrje sot Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të kërkojnë hetime të hollësishme dhe të paanshme penale në Kosovë dhe Shqipëri në lidhje me akuzat për krime të rënda të kryera nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.


    Organet shqiptare të drejtësisë duhet të zhvillojnë hetimet në Shqipëri, ndërsa në Kosovë, duhet të jetë misioni i Bashkimit Evropian që t'i trajtojë këto çështje, thotë organizata në deklaratën e saj për shtyp.


    Një projekt-raport i Këshillit të Evropës i cili përmban akuza për rrëmbime, zhdukje, ekzekutime, trafikim organesh dhe krime të tjera të rënda të koordinuara nga politikanët kryesorë në Kosovë, ka të ngjarë të miratohet nesër komisioni i punëve ligjore dhe të drejtave të njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
    Kenet Roth, drejtor ekzekutiv i organizatës Human Rights Ëatch tha se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të vazhdojë t'i injorojë akuzat për krime të rënda në Kosovë dhe Shqipëri.


    Ndërkaq Shtetet e Bashkuara i marrin shumë serozisht të gjitha akuzat e besueshme për veprimtari penale, u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J.Kroli në lidhje me aludimet se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë në rrëmbimin e personave që pastaj janë shfrytëzuar nga një rrjet i trafikut të organeve.
    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit P.J. Kroli i bëri komentet të mërkurën në konferencën e rregullt për shtyp, ku nënvizoi se akuzat janë ngritur në një raport paraprak. Zoti Kroli shtoi se ka sisteme gjyqësore si Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte, që kanë vepruar prej vitesh dhe se janë hapur një numër procesesh të suksesshme lidhur me akuzat për krime lufte. Si Kombet e Bashkuara, ashtu edhe Gjykata e Hagës kanë hetuar që nga 2004 akuzat mbi rrjete për trafikim organesh, por ato vendosën që të mos ndërmerrnin masa të mëtejshme në këtë drejtim, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Shtetet e Bashkuara, tha zoti P.J.Croëley, mbështesin çdo hetim mbi akuza të tilla.
    Në përgjigje të pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara ishin treguar pasive në lidhje me akuza të tilla, pasi synimi i tyre ishte finalizimi i pavarësisë së Kosovës, zëdhënësi nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e cila u realizua pas një përparimi të dukshëm, punës së jashtëzakonshme të zotit Marti Ahtisari për një numër vitesh, dhe pasi u arrit në përfundimin se nuk kishte asnjë alternativë tjetër funksionale. Shtetet e Bashkuara, tha në përfundim të komenteve të tij zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Kroli, e njohën pavarësinë e Kosovës ndërkohë që vazhduan të punojnë me ngulm për marrëdhëniet të mira mes shtetit të ri dhe fqinjëve të saj.

      Ora është Sat Sep 23, 2017 6:35 am