IDE & DEBAT

Lundro në Ujra të thella

Sondazh

ALBANIAN-AMERICANS: THEIR GENEALOGY, WHO THEY ARE AND WHO SHALL THEY BE

Thu Dec 16, 2010 1:48 pm nga Admin

Genealogy

Like other Americans, Albanian-Americans are quite young, but Albanians have a very old history. Albanians descend from Illyrians. The ancestors of Illyrians were Pelasgians who lived in Europe way before the Greeks, Romans, and Slavs migrated to their lands and became their neighbors.

It is believed that the first social organization of Illyrians started somewhere around the 9th or …


    Ssssssssssshhhttt, koha për “El Classico”!

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 26
    Join date : 08/12/2010

    Ssssssssssshhhttt, koha për “El Classico”!

    Mesazh  Admin prej Wed Dec 15, 2010 5:43 pm

    Sali JUNIKU

    Primera Divizon është një nga kampionatet më të bukura në Evropë, por derbi Barcelona-Real Madrid, i njohur ndryshe si “El Classico”, është cilësuar si një ndër më të bukurit, një ndër më të fortët dhe më të ndjekurit në botë. Miliona dollarë të shpenzuar, shumë kampionë në fushë dhe duelet individuale e bëjnë akoma më interesante këtë sfidë, e cila, falë zgjuarësisë së drejtuesve të futbollit spanjoll, që e kanë lënë ditën e hënë, pritet të thyejë rekordet e audiencës botërore.

    1. Dueli Mesi - Ronaldo:
    Dy “jashtëtokësorë”: “CR7” ka shënuar deri tani 15 gola në kampionat kundrejt 13 golave të shënuar nga “Pleshti”. Me fanellën e galaktikëve, Ronaldo ka shënuar 51 gola në 54 aktivizime, ndërsa Mesi, i cili është vetëm 23 vjeç, në 7 vjet të arta me Barçën ka shënuar 150 gola në 232 aktivizime. Argjentinasi është goleadori i katërt më i mirë në historinë e klubit, 7 gola në 8 “El Classico”. “CR7” nuk ka mundur të shënojë asnjëherë në portën e Barcelonës, por të hënën do të kërkojë të realizojë golin e 200-të të karrierës. Një gol i shënuar në këtë sfidë padyshim që do të merrte vlera akoma më të rëndësishme. Portugezi nuk ka shënuar asnjë gol me skuadrat ku ai është aktivizuar më parë. Po të njëjtën shifër golash ka edhe Mesi ndaj skuadrave të drejtuara nga Mourinjo. Nuk besoj se na ngelet gjë tjetër veçse të presim dhe të shijojmë spektaklin e një prej “El Classico”-ve më interesante të kohërave.

    2. Dueli Guardiola - Mourinjo
    Kanë teknika të ndryshme, por që në fund të dyja të nxjerrin te fitorja. Guardiola ishte padyshim surpriza më e madhe në vitin e parë në krye të Barcelonës, kur nuk la gjë pa fituar jo vetëm në Spanjë, por dhe jashtë saj. Kundërshtari i tij të hënën në mbrëmje do të jetë Mourinjo, një tjetër kampion i madh. “Special One” është padyshim blerja më vlefshme e “galaktikave”, dhe falë metodave të tij ata kanë rigjetur dinjitetin e nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve të fundit.

    3. Dueli: Heshtja – Deklaratat?
    Indiferenca njihet si arma më e mirë dhe më e fortë për të sulmuar kundërshtarin. Këtë mënyrë ka zgjedhur Barcelona, të neutralizojë dhe t’u prishë nervat kundërshtarëve të përjetshëm. Gjithçka ndryshe nga kampi madrilen, të gjithë futbollistët me radhë janë shfaqur në media duke qenë te sigurt për fitoren ne këtë supersfidë.

    Nuk mund të shtoj më asgjë tjetër për këtë superderbi, për të cilin flitet prej disa javësh, por që në fund janë 90 minuta në fushë ato që do të përcaktojnë fituesin. Mund të jetë një “El Classico” që mund të përfundojë në barazim, por një gjë është e sigurt: të fituar do të jemi NE, do të shohim shumë kampionë në të njëjtën kohë të cilët padyshim që do të na dhurojnë spektakël.

    Parashikime??!! Mos prisni ta bëj një gjë të tillë, çdo gjë është e hapur, vetëm shijojeni...


      Ora është Wed Nov 22, 2017 12:01 pm